KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Princi Harry dhe Mbreti Charles në takim sy më sy, pa praninë e Meghan Markle

Princi Harry dhe Mbreti Charles në takim sy më sy, pa praninë e Meghan Markle

Princi Harry dhe babai i tij, Mbreti Charles III, thuhet se kanë zhvilluar një takim të fshehtë në rezidencën mbretërore në Balmoral, muajin e kaluar.

Sipas raportimeve të gazetës britanike The Sun, takimi është zhvilluar vetëm mes tyre, pa praninë e Mbretëreshës Camilla apo bashkëshortes së Harryt, Meghan Markle.

Një burim pranë familjes mbretërore ka deklaruar për gazetën se ekziston dëshira për të ruajtur marrëdhënie të mira mes tyre.

“Ekziston dëshira për të mbajtur marrëdhënie të mira”, ka thënë burimi.

Ky takim besohet të jetë një nga takimet e para kokë më kokë mes babait dhe të birit, pas zhvillimeve të fundit në marrëdhënien e tyre. Ata raportohet se janë takuar edhe në korrik, në rezidencën Highgrove House, ku të pranishëm ishin gjithashtu Meghan Markle, Mbretëresha Camilla dhe fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet.

Megjithatë, marrëdhëniet mes Harryt dhe familjes mbretërore britanike kanë kaluar periudha të vështira, ndërsa çështjet që lidhen me sigurinë kanë qenë një nga shqetësimet kryesore të çiftit.

Sipas raportimeve, edhe fëmijët e Harryt dhe Meghanit janë përballur me ndryshime në shkollimin e tyre për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Pavarësisht tensioneve të së kaluarës, takimi në Balmoral mund të shihet si një përpjekje për të ruajtur komunikimin dhe për të përmirësuar raportet mes princit dhe babait të tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.