KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, pritet të zhvillojë takime në Kongres

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, pritet të zhvillojë takime në Kongres

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, ku ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur që ai është i ftuar të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast”, si dhe në aktivitete të tjera zyrtare dhe takime me përfaqësues politikë nga vende të ndryshme.

“Gjatë qëndrimit në Washington, Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera federale, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik Kosovë–SHBA, marrëdhëniet bilaterale, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.