KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit: Burim i patriotëve ndër breza dhe i sakrificës për liri

Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit: Burim i patriotëve ndër breza dhe i sakrificës për liri

Haradinaj nderon dëshmorët dhe martirët e Deçanit: Burim i patriotëve ndër breza dhe i sakrificës për liri

Ramush Haradinaj ka kujtuar Dëshmorët dhe Martirët e Deçanit në Ditën e Përkujtimit, duke vlerësuar kontributin historik të këtij qyteti për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi Deçanin si një vend historikisht në ballë të proceseve për lirinë e atdheut dhe burim të shumë patriotëve ndër breza, duke theksuar se qyteti sot vazhdon zhvillimin pavarësisht sfidave.

“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, përulemi me respekt para sakrificës së tyre, me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se liria do të jetojë për aq kohë sa kujtohen ata që u sakrifikuan në themelet e saj, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi të rënëve ndër breza!”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.