Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të presidentes Justina Shiroka-Pula për kthimin në rishqyrtim në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Përmes një postimi, Haradinaj e ka cilësuar këtë vendim si “turp të madh” dhe “goditje të rëndë” për Kosovën.
“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, janë bërë pjesë e kësaj çështjeje.
“Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë”, ka deklaruar Haradina
Burimi: dukagjini.com ↗

