KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj kujton Avni Elezaj: Qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë

Haradinaj kujton Avni Elezaj: Qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Avni Elezajn, duke e vlerësuar si luftëtar trim e sypatrembur gjatë luftës për çlirimin e vendit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjatë luftës kishte pasur pranë vetes shumë djem të zotë e trima, të gatshëm edhe për vetëflijim për lirinë e atdheut.

“Gjatë luftës për liri, në frontet e luftës pata pranë vetes shumë djem të zotë e trima, të pathyeshëm dhe të gatshëm deri në vetëflijim për çlirimin e atdheut. Shumë prej tyre i humbëm në fushëbetejë, e shumë të tjerë i humbëm pas lirisë. Avniun do ta kujtoj përherë si luftëtar trim e sypatrembur, që qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë dhe të atdheut. Përgjithmonë në kujtesën tonë, Avni Elezaj”, shkroi Haradinaj./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.