Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për hapjen e ekspozitës “Zgjatur”, e cila trajton ndryshimet urbane dhe marrëdhënien e njeriut me natyrën.
Përmes kësaj ekspozite, vizitorët ftohen të reflektojnë mbi ndryshimet urbane, transformimin e qytetit dhe ndikimin që ndërtimet kanë në marrëdhënien e njeriut me natyrën.
Hyseni ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbështet projekte të tilla artistike që kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore të qytetit.
Ekspozita “Zgjatur” do të qëndrojë e hapur për qytetarët dhe artdashësit deri më 24 nëntor, në Galerinë e Arteve në Gjilan. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

