KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Baton Haxhiu promovon dy libra të rinj me ngjarje e përjetime të viteve ’98-‘99

Baton Haxhiu promovon dy libra të rinj me ngjarje e përjetime të viteve ’98-‘99

Për atë që pa, nuk mjaftoi vetëm të shkruante lajme.

Andaj, ngjarjet që i përjetoi dhe dëshmoi nga lufta e fundit në Kosovë, gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu vendosi t’i dokumentojë edhe në libra, raporton Klan Kosova.

E këtë e bëri të mërkurën në Prishtinë ku promovoi dy botimet e tij: “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”.

Për autorin e këtyre librave, pati vlerësime goxha të larta edhe nga vetë botuesi.

E për autorin, libri dedikuar kohës së luftës nuk është vetëm një dokumentim i së kaluarës por rikthim në kujtime që, siç thotë, vazhdojnë ta shoqërojnë.

Bile përjetimet e luftës, sipas tij, kanë lënë gjurmë që nuk fshihen lehtë.

Por, përtej analizës politike dhe historike, në këto faqe ka edhe kujtime, ndër to edhe intervista e vitit 1998, të cilën Fatmir Limaj ia kishte dhënë gazetarit Baton Haxhiu.

Haxhiu foli edhe për figurat politike dhe shoqërore të asaj kohe, si dhe te zhvillimet që çuan në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.