KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza uron qytetarët: Kjo festë të shërbejë si frymëzim që të jemi më të bashkuar

Hamza uron qytetarët: Kjo festë të shërbejë si frymëzim që të jemi më të bashkuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Hamza në një postim në Facebook ka publikuar një fotografi familjare, gjersa thekson se krizat do të jenë të përkohshme, përderisa angazhimi dhe vullneti ynë për ndryshim, për dinjitet dhe për një të ardhme më të mirë, do të jetë gjithmonë më i madh.

“Nga familja jonë, tek e juaja, gëzuar Kurban Bajramin!

Në ditë feste si kjo, duhet gjithmonë ta rikujtojmë se forca jonë më e madhe qëndron te mënyra se si e ruajmë familjen, respektin për njëri-tjetrin, shtetin dhe vlerat mbi të cilat është arritur liria jonë.

Krizat do të jenë të përkohshme, përderisa angazhimi dhe vullneti ynë për ndryshim, për dinjitet dhe për një të ardhme më të mirë, do të jetë gjithmonë më i madh.

Prandaj, uroj që kjo festë të shërbejë edhe si frymëzim që të jemi më të bashkuar, më afër njëri-tjetrit dhe më të vendosur për ta ndërtuar një Kosovë me më shumë mirëqenie, zhvillim dhe shpresë për çdo familje.

Gëzuar Kurban Bajramin!”, shkruan Hamza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.