KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza nuk përmend sulmin fizik, i bën thirrje Kurtit të ndalojë propagandën e urrejtjes për skenarë partiakë

Hamza nuk përmend sulmin fizik, i bën thirrje Kurtit të ndalojë propagandën e urrejtjes për skenarë partiakë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të ndërpres propagandës, urrejtjen dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë.

Hamza përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se: “Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force. E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë”.

Tutje Hamza ka shkruar se Kurti nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës.

“Ndalu, Albin. Kërkoj nga votuesit e PDK-së dhe nga të gjithë qytetarët ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të fokusohen në datën 7 qershor. Aty do ta japim me votë përgjigjen tonë ndaj politikës së përçarjes”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.