Nata e dytë e Champions League solli emocione të mëdha dhe përballje spektakolare.
Real Madrid, Liverpool, Manchester City dhe Paris Saint-Germain ishin ndër ekipet që tërhoqën më shumë vëmendje, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Adem Haliti foli rreth ballafaqimit të Real Madridit dhe Romës, ku tha se ‘Mbretërit’ nga Madridi treguan edhe një herë rikthimin shkatërrues.
“Ishe një befasi me të vërtetë, u tregua Reali shkatërrues”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, gazetari Erjon Allaraj tha se Reali di të marrë atë që do, por jo një skuadër që shkëlqen e që bën lojë të bukur.
“Një ndeshje që rikthehet në minuta të fundit, nuk besoj që tregon shkëlqim”, tha ai.
Burimi: klankosova.tv ↗

