KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Halil Kastrati njofton për projektin madhor të ujit të pijshëm në Kaçanik

Halil Kastrati njofton për projektin madhor të ujit të pijshëm në Kaçanik

Humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja e bashkëfinancimit me Komunën e Kaçanikut për ndërtimin e Fabrikës për Përpunimin e Ujit të Pijshëm, një projekt me vlerë prej afër 3 milionë eurosh.

Marrëveshja është nënshkruar së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ndërsa Kastrati e ka cilësuar këtë si një nga projektet më të rëndësishme për qytetin.

Sipas tij, investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit me ujë për mijëra qytetarë, duke garantuar cilësi më të lartë dhe siguri më të madhe në furnizim.

“Uji nuk është luks. Uji është e drejtë themelore dhe nevojë jetike”, ka shkruar Kastrati, duke theksuar se ky projekt do të sjellë një jetë më të shëndetshme për brezat e ardhshëm.

Ai ka kujtuar se përmes aktiviteteve bamirëse janë realizuar edhe projekte të tjera, si ndërtimi i shtëpive dhe qendrave shëndetësore, por ka vlerësuar se investimi në ujë është investim i drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve.

Projekti i ri pritet të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e Kaçanikut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.