KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hakeem Jeffries nominohet për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet i pari afroamerikan në këtë post

Hakeem Jeffries nominohet për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, mund të bëhet i pari afroamerikan në këtë post

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara e kanë nominuar zyrtarisht Hakeem Jeffries për kryetar të kësaj dhome, duke i hapur rrugën që të bëhet ligjvënësi i parë afroamerikan që drejton këtë institucion.

Sipas BBC, Dhoma e Përfaqësuesve do ta zgjedhë kryetarin e ri më 3 janar, kur nis mandati i ri dhe demokratët do të kenë shumicën e ulëseve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën, demokratët pritet të kenë të paktën 257 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa rezultatet në shtatë gara zgjedhore ende nuk janë përcaktuar përfundimisht.

Nëse zgjidhet në këtë post, Jeffries do të bëhet afroamerikani i parë në historinë e ShBA-së që drejton Dhomën e Përfaqësuesve. Ky post është i treti në radhën e pasimit të presidentit amerikan.

Jeffries u rizgjodh të mërkurën si udhëheqës i demokratëve në një votim me dyer të mbyllura. Ai e mban këtë pozitë që nga viti 2023. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.