Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar për zgjatjen e orarit të shërbimit me qytetarë gjatë ditëve të premte.
Sipas njoftimit zyrtar, nga data 20 nëntor 2026, qytetarët do të mund të marrin shërbime konsullore deri në orën 17:00, në vend të orarit të deritanishëm, i cili përfundonte në orën 12:00.
Ndërkohë, orari i shërbimit gjatë ditëve të tjera të javës mbetet i pandryshuar, shkruan Telegrafi.
Nga Konsullata kanë bërë të ditur se ky vendim synon të lehtësojë qasjen e mërgatës në shërbimet konsullore, duke ofruar më shumë mundësi dhe fleksibilitet për qytetarët që kanë nevojë për këto shërbime.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Cyrih ka ritheksuar përkushtimin e saj për të qenë në shërbim të mërgatës shqiptare./Telegafi/

