KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Hailey Bieber zbulon problemet shëndetësore me të cilat u përball pas lindjes së djalit

Hailey Bieber zbulon problemet shëndetësore me të cilat u përball pas lindjes së djalit

Modelja dhe sipërmarrësja, Hailey Bieber, ka zbuluar se pas lindjes së djalit të saj, Jack Blues, është përballur me PMDD-në, një formë më të rëndë të sindromës premenstruale, për të cilën, sipas saj, flitet shumë pak dhe ka ende mungesë të madhe hulumtimesh.

Në një intervistë për revistën “WWD”, bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber tregoi se kjo përvojë e ka bërë të kuptojë rëndësinë e diskutimit të hapur për shëndetin e grave.

Ajo pranoi se të folurit për këtë problem e ndihmon të ndihet më pak e vetmuar.

Hailey Bieber

Ndërkohë, marka e saj e kozmetikës, Rhode, ka njoftuar se do të dhurojë pesë milionë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme për Fondacionin për Shëndetin e Grave, me qëllim mbështetjen e kërkimeve në fusha që ende marrin pak vëmendje dhe financim.

Një pjesë e këtij fondi do të përqendrohet te shëndeti gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, sëmundjet autoimune, si dhe zhvillimi i trajtimeve dhe metodave diagnostikuese për shëndetin e nënave dhe vajzave adoleshente.

PMDD konsiderohet një formë më e rëndë e sindromës premenstruale dhe shfaqet në ditët para menstruacioneve, duke shkaktuar simptoma të theksuara si depresioni, ankthi, nervozizmi dhe ndryshimet e papritura të humorit.

Hailey ka folur edhe më herët për sfidat shëndetësore, duke treguar se pas lindjes kishte përjetuar gjakderdhje të rëndë.

Ndërsa në vitin 2022, ajo kishte pësuar edhe një sulm të lehtë ishemik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.