Dy raste të ndara të dhunës dhe kanosjes janë raportuar në Gjakovë më 3 nëntor.
Rasti i parë është regjistruar rreth orës 21:30, kur një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, raporton lajmi.net
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 23:10, kur një burrë dyshohet se ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një person tjetër.
Në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Të dy rastet janë duke u trajtuar nga organet e rendit./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

