KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Habit Gresa Behluli: Në dasma më kërkojnë edhe këngë të ndarjes

Habit Gresa Behluli: Në dasma më kërkojnë edhe këngë të ndarjes

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Ora shtatë”, ku ka folur më shumë për jetën e karrierën.

Gjatë intervistës, artistja ka ndarë edhe detaje më pak të njohura nga puna e saj, duke treguar për përvojat në evente dhe dasma.

Po ashtu ka treguar edhe kërkesat e pazakonta që ndonjëherë i bëhen nga dasmorët.

Foto: YouTube

“Ka kërkesa të ndryshme edhe mandej kur kam hyrë në dasma, e kam parë që duhet me mësu këngë që edhe nuk më pëlqejnë shumë, por është kërkesë edhe e dasmorëve. Disa më pëlqejnë shumë, disa pak më pak por duhet prapë me i këndu për qejfin e tyre”, theksoi ajo.

Tutje shtoi: “Unë zakonisht jam shumë e kujdesshme tek këngët e çiftit. Kur e kam përpara çiftin i zgjedhi, shumë këngë më habisin disa këngëtarëve nuk ua rrok kjo duhet me qenë profesional”, shtoi Behluli.

Gresa tha se ka pasur raste që edhe kanë kërkuar këngë të ndarjes nëpër dasma.

Sido që të jetë, së bashku me Shkurte Fejzën janë tejet të pranishme nëpër ahengje të ndryshme. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.