KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Makolli: Radojçiqi është ndihmuar nga shërbimi sekret rus për t’u larguar nga Serbia

Makolli: Radojçiqi është ndihmuar nga shërbimi sekret rus për t’u larguar nga Serbia

Eksperti i sigurisë, Murat Makolli, ka deklaruar se dyshon që Milan Radojçiqi është ndihmuar nga shërbimi sekret rus për t’u larguar nga Serbia, pas raportimeve se ai mund të jetë arratisur në Rusi.

Në emisionin FIVE, Makolli ka thënë se Radoiçiqi mund të ketë qenë pjesë e shërbimit rus dhe se largimi i tij nga Serbia mund të jetë bërë në mënyrë të heshtur, me ndihmën e një grupi të caktuar.

“Unë mendoj që Radoiçiqi është ndihmuar nga Shërbimi sekret rus, për shkak se nuk është i bërë i ditur interori i tij i fluturimit. Dhe kjo është një normal fatkeqësi për neve, për shkak se nuk kemi mundësi ta sjellim para drejtësisë Radojçiqin për krime lufte, po ashtu për shkelje të rënda kushtetuese, terrorizmit në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai ka vlerësuar se Kosova përballet me vështirësi për ta sjellë Radojçiqin para drejtësisë, për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe pasigurisë nëse autoritetet ruse do t’i përgjigjen kërkesave të Kosovës për arrestimin e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.