Pep Guardiola ka komentuar situatën e Cristiano Ronaldos me Kombëtaren e Portugalisë, duke theksuar se ndarja mes legjendës portugeze dhe përfaqësueses duhet të ndodhë në mënyrën e duhur.
Trajneri spanjoll, i cili aktualisht është pa angazhim në stol, ka thënë se si Portugalia, ashtu edhe Ronaldo duhet të bëjnë përpjekje që kjo çështje të zgjidhet me dinjitet, shkruan Indeksonline
“Cristiano nuk mund të largohet në atë mënyrë dhe Kombëtarja e Portugalisë nuk duhet ta lejojë një gjë të tillë. Ai ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka deklaruar Guardiola.
🚨🗣️ 𝗡𝗘𝗪: Pep Guardiola on Cristiano Ronaldo's situation with Portugal: "They have to end things well. Both Portugal and Cristiano have to make an effort."
"Cristiano CANNOT leave like that, and the Portuguese national team cannot allow Cristiano to leave like that."
"He has… pic.twitter.com/3dynHo7Djl
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) November 25, 2026
Ai ka shtuar se kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me Ronaldon apo Portugalinë, por edhe me brezat e ardhshëm të futbollistëve portugezë.
“Cristiano duhet të largohet në mënyrën që e meriton. Ka lojtarë të veçantë dhe Cristiano është njëri prej tyre. Ata duhet ta zgjidhin këtë situatë”, ka përfunduar ai./Indeksonline/

