KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gruaja e portierit të Anglisë tërhoqi vëmendjen në tribuna

Gruaja e portierit të Anglisë tërhoqi vëmendjen në tribuna

Anglia luajti ndeshjen e dytë të Kupës së Botës kundër Ganës dhe pas 90 minutash përfundoi pa gola.

Përveçse në fushë, vëmendja u tërhoq po ashtu edhe në tribunat, gjegjësisht nga Megan Davison, gruaja e portierit Jordan Pickford.

Megan spikati në publik, duke u shfaqur me një veshje elegante të bardhë. Megjithëse mbante veshur një fustan të shkurtër, ajo ishte e përgatitur për motin.

Fotot tregojnë se ajo mbante veshur edhe një mushama që i shkonte shumë veshjes.

Megan është në mesin e partnereve të lojtarëve të Anglisë që kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur ekipin drejtpërdrejt.

Megan dhe Jordan Pickford kanë qenë në një lidhje që nga ditët e shkollës së mesme. Ata u martuan në vitin 2020 dhe kanë tre fëmijë së bashku – Arla, Ostara dhe Misty.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.