Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka folur para ndeshjes së së dielës në Premierligë kundër Tottenham Hotspur në “Stadium of Light”, duke u ndalur te gjendja e Granit Xhakës.
Le Bris bëri të ditur se Xhaka dhe Brian Brobbey po vrapojnë në fushë dhe duan të luajnë sa më shpejt, por stafi nuk dëshiron t’i nxitojë për të ruajtur formën e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.
“Është e qartë se ata duan t’i bashkohen ekipit dhe ta ndihmojnë skuadrën, duan të luajnë, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë dhe të përmbajtur”, deklaroi trajneri i Sunderlandit, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.
Ai konfirmoi se faza e rikuperimit po ecën mirë, por vendimi për rikthimin e tyre në formacion do të menaxhohet me kujdes për të shmangur ndonjë lëndim të ri.
“Ata po vrapojnë në fushë tani, gjë që është e mirë, por nuk duam ta nxitojmë procesin. Për Brianin dhe Granitin, ata duan të luajnë sa më shpejt të jetë e mundur, kështu që tani bëhet fjalë për menaxhimin e situatës. Nëse nuk mund ta mbash atë ritëm për pjesën e mbetur të sezonit, atëherë nuk ka kuptim (t’i aktivizosh që tani)”, shtoi Le Bris.
Ai shtoi gjithashtu se disa lojtarë po kalojnë një virus stinor, përfshirë Omar Aldereten, i cili pati marramendje në Ligën e Evropës, por tani është mire, ndërsa Premierliga mbetet prioriteti kryesor i ekipit. /IndeksOnline/

