KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Gruaja e Ben Stiller tregon pse u rikthye tek ai pas pesë vitesh ndarje

Gruaja e Ben Stiller tregon pse u rikthye tek ai pas pesë vitesh ndarje

Aktorja Christine Taylor ka folur hapur për periudhën e vështirë që kaloi me bashkëshortin e saj, Ben Stiller, dhe për mënyrën se si arritën ta shpëtonin martesën pas pesë vitesh ndarje.

Çifti u nda në vitin 2017 pas 17 vitesh martese.

Christine tha se në atë kohë nuk ishin më të njëjtë dhe se vendimi për t’u ndarë ishte shumë i dhimbshëm, duke e lënë të zhgënjyer dhe të lënduar.

– YouTube www.youtube.com

Megjithatë, ata vazhduan të mbanin kontakte të ngushta, të kujdeseshin së bashku për fëmijët dhe të kalonin kohë si familje.

Një kthesë e rëndësishme ndodhi gjatë pandemisë së COVID-19, kur u izoluan së bashku me fëmijët e tyre.

Koha e kaluar nën të njëjtën çati u dha mundësinë të reflektonin mbi marrëdhënien dhe të punonin për problemet e tyre.

Ata ndoqën seanca terapie online dhe gradualisht gjetën rrugën për t’u afruar sërish.

Ben Stillen me bashkëshorten

Christine theksoi se martesat afatgjata kërkojnë shumë përkushtim dhe punë, duke shtuar se nuk duhet parë ndarja si një dështim i përhershëm, pasi marrëdhëniet mund të rindërtohen.

Edhe Ben Stiller ka pranuar se gjatë periudhës së ndarjes ndihej i humbur, i palumtur dhe i shkëputur nga familja.

Sot, të dy thonë se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë dhe se pajtimi ishte një nga gjërat më pozitive që dolën nga periudha e pandemisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.