KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gruaja e bashkëpunëtorit të Luan Dalipit emërohet konsulle në Iowa: Qysh po përfundojnë të afërmit e pushtetit në diplomaci?

Gruaja e bashkëpunëtorit të Luan Dalipit emërohet konsulle në Iowa: Qysh po përfundojnë të afërmit e pushtetit në diplomaci?

Me vendim të nënshkruar nga Glauk Konjufca, Vera Rexhepi Leci është caktuar konsulle e Kosovës në Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Emërimi qet në shprehje lidhje familjare të njerëzve të afërm me pushtetin: Vera Rexhepi Leci është bashkëshortja e Burim Lecit, bashkëpunëtorit të Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të Kurtit.

Vendimi i 15 majit 2026 parashikon mandat katërvjeçar.

Sipas dokumentit që ka siguruar gazeta Nacionale, detyrat e konsulles kanë filluar më 1 tetor 2026.

Në dokument ajo caktohet “me gradën konsullore funksionale Konsulle”.

Nuk përmendet ndonjë gradë diplomatike apo konsullore e fituar më parë.

Sipas asaj çka kupton Nacionale, Rexhepi Leci nuk kishte gradë diplomatike paraprake.

Vendimi nuk sqaron se në çfarë procedure është përzgjedhur.

Burim Leci ka bashkëpunuar me Dalipin në MDA.

Dalipi, dikur njëri prej njerëzve kryesorë të kabinetit të Kurtit, aktualisht drejton Agjencinë për Investime dhe Eksport.

Vlera Rexhepi Leci është emri i tretë në emërimet neposite që Nacionale ka dokumentuar së fundmi.

Kaltrina Dalipi, vajza e axhës së Luan Dalipit, është emëruar po ashgtu Sekretare e Dytë në Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Emërimi i saj është nënshkruar më 15 maj nga Konjufca, ndërsa detyrën e ka nisur më 3 gusht 2026.

Para këtij emërimi, Kaltrina Dalipi drejtonte Divizionin e Prokurimit Publik në MPJD.

Më herët kishte punuar në prokurimin e Komunës së Prishtinës.

Nacionale ka raportuar se nuk kishte gradë diplomatike të fituar sipas procedurave dhe nuk kishte kaluar përmes Komisionit të Gradave.

Në të njëjtën ministri është punësuar edhe motra e saj, Flaka Dalipi, gjatë kohës kur MPJD-ja udhëhiqej nga Donika Gërvalla.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.