KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura – një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura – një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient

Një argjendari u grabit pasditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Policia dhe Prokuroria dyshojnë se vlera e argjendarisë së vjedhur kap shifrën e 1.5 milionë lekëve të reja (rreth 15 mijë euro), raportin tch.

Burime pranë Komisariatit numër 5 i thanë Top Channel se ka dyshime që njëri nga grabitësit mund të jetë paraqitur më herët si klient për të ezauruar dhe kuptuar se çfarë kishte në argjendarinë e sulmuar ditën e kaluar në Kamëz.

Teksa vijojnë hetimet, dyshohet se në grabitje morën pjesë 2 shtetas, që të dy të maskuar. Këtë të dhënë e tregojnë kamerat e sigurisë që janë këqyrur dhe bllokuar, ku duken dy të dyshuarit.

Ata kanë qarkulluar në akse periferike të Kamzës dhe kanë shmangur rrugën kryesore, çka krijon bindjen se grabitësit janë njohës të mirë të zonës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.