KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Goran Minçev: Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do ta miratojmë me “Badenter të vogël”

Goran Minçev: Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do ta miratojmë me “Badenter të vogël”

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev beson se zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë është zhvilluar nga një grup ekspertësh pikërisht në mënyrë që dobësitë e sistemit të mëparshëm të mos përsëriten.

“Përfaqësimi i drejtë është një kategori kushtetuese që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Qeveria ka përgatitur një zgjidhje të re ligjore në mënyrë që të mos gjendemi në një situatë si ajo e balancuesit, e cila u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese. Ligji është në Kuvend, por aktualisht është i bllokuar nga BDI-ja”, thotë Minçev për “Sloboden Peçat”.

Lidhur me kërkesat e BDI-së, ministri thotë se nuk sheh asnjë arsye për kundërshtimin e tyre.

“Nuk i kuptoj vërejtjet e tyre. Shqiptarët dhe komunitetet e tjera etnike marrin një zgjidhje të veçantë ligjore për përfaqësim të drejtë me këtë ligj. Qëllimi ynë është që ligji të miratohet me një Badenter të madhe, por nëse kjo nuk është e mundur, gjëja më e rëndësishme është që më në fund të sigurohet një kornizë ligjore që mund të zbatohet”, thekson ai.

Sipas Minçevit, pas miratimit të ligjit, do të formohet një trup koordinues i përbërë nga përfaqësues të Qeverisë, Agjencisë për Administratë, komunitetit akademik dhe Avokatit të Popullit, i cili do të përgatisë metodologjinë për zbatimin e përfaqësimit të drejtë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.