KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gola: Vota ime shkon për Feride Rushitin, ajo ishte propozim i Kurtit

Gola: Vota ime shkon për Feride Rushitin, ajo ishte propozim i Kurtit

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Ardian Gola, pak para nisjes së seancës, ka deklaruar se emri i Feride Rushitit për Presidente, ka qenë propozim i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Golës, Rushiti është favorite për t’u përkrahur në garën me Hatixhe Hoxhën.

Gola ka deklaruar se edhe vota e tij do të shkon për Feride Rushitin.

Ai ka thënë se ajo ka një biografi të jashtëzakonshme.

“Mendoj se është një person me kredibilitet të pakontestueshëm”, ka deklaruar Gola.Ai tha se uron që Presidentja të zgjidhet sot, por prapë kjo varet nga opozita.

“Feridja mund të ketë disa përparësi, që në garën për President e bëjnë favorit në kuptimin e përkrahjes me votë…Propozim që ka ardh nga kryeministri”, ka deklaruar Gola.

Sipas tij, Feride Rushiti i ka të gjitha tiparet që i kërkon kjo pozitë.

“Po provojmë me seancën e parë…Shpresa dhe urimi janë të gjitha që të kryhen sot. Por., nuk varet vetëm prej nesh por edhe participimit të opozitës. Figura e Ferides mua ma prodhon automatikisht një optimizëm”, shtoi ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.