Aksionet e Alphabet, kompanisë mëmë të Google, ranë me afro 13%, pas publikimit të rezultateve financiare për tremujorin e tretë.
Kjo ishte rënia më e madhe ditore që nga dalja e kompanisë në bursë në vitin 2004.
Sipas Yahoo Finance, Alphabet humbi rreth 482 miliardë dollarë në vlerë tregu, duke shënuar humbjen e dytë më të madhe ditore për një kompani amerikane, pas Nvidia-s, e cila humbi 593 miliardë dollarë në janar 2025.
Edhe pse rezultatet treguan rritje të fortë në Google Cloud, të ardhurat nga kërkimi në Google ishin nën pritshmëritë e analistëve.
Investitorët po shqetësohen gjithnjë e më shumë se investimet masive në Al mund të ushtrojnë presion mbi fitimet dhe biznesin tradicional të kërkimit të Google.
Megjithatë, disa analistë e shohin rënien si mundësi për blerjen e aksioneve.

