KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Goce Naumovski u zgjodh gjykatës i ri kushtetues

Goce Naumovski u zgjodh gjykatës i ri kushtetues

Profesori i drejtësisë Goce Naumovski, i cili ishte këshilltar i kryeministrit Hristijan Mickoski, u zgjodh gjyqtar i ri i Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme parlamentare me 63 vota “pro”. Shtatë deputetë ishin kundër, dhe nuk pati asnjë abstenim.

Naumovski ishte përfshirë në listën e këshilltarëve qeveritarë të publikuar në janar të vitit të kaluar dhe, siç thuhej në të, ai e këshillonte kryeministrin për çështje ligjore.

Ai zëvendëson gjyqtaren Jadranka Daboviq-Anastasovska, e cila dha dorëheqjen nga posti i saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në dhjetor. Ajo deklaroi se po jepte dorëheqjen “për arsye shëndetësore dhe personale”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.