KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kompania e Beckhamit ngre padi pasi parfumi u gjet në shitje në një dyqan me çmime të lira

Kompania e Beckhamit ngre padi pasi parfumi u gjet në shitje në një dyqan me çmime të lira

Kompania e legjendës së futbollit anglez, David Beckham, ka reaguar me “shok dhe dëshpërim” pasi zbuloi se linja e tij e parfumeve po shitej në pompa derivatesh dhe në zinxhirin britanik të dyqaneve me çmime të lira, Poundland, shkruan IndeksOnline.

Marka e ish-kapitenit të Anglisë, DB Ventures, ka ngritur një padi gjyqësore në Nju Jork kundër kompanisë distributore Coty, duke e akuzuar atë për “dëshpërim dhe lakmi” dhe duke kërkuar dëmshpërblim prej 41 milionë dollarësh.

Sipas dokumenteve gjyqësore të raportuara fillimisht nga Daily Mail, kompania e Beckhamit pretendon se parfumet e tij të cilat në Britani zakonisht shiten rreth 20 funte u gjetën të hedhura në një “shportë ofertash brenda një pompe derivatesh” si dhe në dyqanet Poundland, duke e asociuar kështu emrin e tij me produkte të lira dhe duke ia dëmtuar imazhin luksoz të ndërtuar me dekada, transmeton IndeksOnline.

Avokatët e DB Ventures pretendojnë se kompania Coty, me seli në Holandë, ka shitur të paktën 24 milionë dollarë (18 milionë funte) produkte të Beckhamit përmes kanaleve të paautorizuara, si dhe ka fshehur rreth 123 milionë dollarë shitje neto, çka i ka shkaktuar kompanisë së Beckhamit një humbje prej 6 milionë dollarësh në honorare të papaguara.

Nga ana tjetër, Coty e cila bashkëpunon me Beckhamin prej më shumë se një dekade dhe prodhon mbi 30 parfume me emrin e tij ka kërkuar rrëzimin e padisë.

Kompania mohoi t’i ketë shitur parfumet në Poundland, por argumentoi se ka të drejtën të vendosë vetë se ku i shet produktet e kësaj linje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.