KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, diskuton për ndërhyrjet ruse

Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, diskuton për ndërhyrjet ruse

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, ku po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë dhe mbrojtjes në Evropë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Maqedonci është ftuar si panelist në një debat të nivelit të lartë me temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse?”, transmeton lajmi.net.

Në këtë panel, ministri kosovar ka diskutuar së bashku me përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë për kërcënimet që paraqesin ndërhyrjet dhe ndikimi rus, si dhe për sfidat me të cilat përballet siguria evropiane.

Gjatë diskutimit është theksuar edhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Konferenca e Sigurisë në Berlin mbledh përfaqësues të lartë politikë, diplomatikë dhe ushtarakë nga vende të ndryshme për të diskutuar zhvillimet dhe sfidat në fushën e sigurisë.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe në kontributin për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim me partnerët strategjikë./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.