KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata kushtetuese vendosë takime të rregullta me qytetarët

Gjykata kushtetuese vendosë takime të rregullta me qytetarët

Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 62-vjetorit të mbledhjes së parë të mbajtur më 15 shkurt 1964, u bën thirrje qytetarëve për takime të rregullta me kryetarin Darko Kostadinovski, të cilat do të mbahen çdo të enjte të parë të muajit.

Shërbimi i Gjykatës kushtetuese për shtyp kumtoi se qëllimi i takimeve është të afrohet puna e kësaj gjykate drejt qytetarëve, të ngritet vetëdija për të drejtat e garantuara kushtetuese dhe të sqarohet mlnyra e parashtrimit të drejtë të parashtresave.

Theksojnë se takimet paraqesin mundësi që qytetarët të njihen për së afërmi me kompetencat, parashtresat dhe rëndësinë e vendimeve të Gjykatës kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.

Për pjesëmarrje, të interesuarit mund të paraqiten në adresën elektronike gragani@ustavensud.mk, ndërsa për pyetje shtesë në dispozicion është edhe numri i telefonit +389 2 322 3626, ceket në kumtesë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.