KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt, kryebashkiaku mbetet në burg

Veliaj kishte paraqitur rekurs duke kërkuar zëvendësimin e masës me një masë më të butë sigurie, ndërsa çështja u shqyrtua këtë të enjte nga Gjykata e Lartë.

Paralelisht, Gjykata Kushtetuese kishte kthyer për rishqyrtim një tjetër kërkesë të tij lidhur me lirinë personale, duke kërkuar argumentim më të detajuar mbi proporcionalitetin e masës së sigurisë në raport me funksionin që ushtron si kryebashkiak i Tiranës.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja kishte theksuar se Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” cenon të drejtën për t’u zgjedhur dhe ushtrimin e mandatit publik.

Megjithatë, me vendimin e kësaj të enjteje, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Veliajt.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ndërkohë, SPAK ka dërguar dosjen për gjykim, duke ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. /Euronews.al/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.