KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Gjoba ndaj barnatoreve në Pejë për parregullsi me çmimet e barnave, inspektimet shtrihen në gjithë Kosovën

Gjoba ndaj barnatoreve në Pejë për parregullsi me çmimet e barnave, inspektimet shtrihen në gjithë Kosovën

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik, ka intensifikuar kontrollet në barnatoret e Kosovës për mbikëqyrjen e çmimeve të barnave.

Sipas njoftimit, kontrollet janë shtuar pas ankesave të konsumatorëve për mospërputhje ndërmjet çmimit të shënuar në banderolë dhe atij të paraqitur në arkë.

Gjatë inspektimeve të realizuara të hënën në Komunën e Pejës, janë shqiptuar gjoba ndaj subjekteve ku janë konstatuar shkelje.

MINTI ka bërë të ditur se aksionet inspektuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të parandalimit të parregullsive në çmime dhe mbrojtjes së konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare.

Sipas bazës ligjore të cituar nga ministria, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit obligon tregtarët që çmimi i paguar të përputhet me çmimin e ofruar për konsumatorin. Për shkeljet e konstatuara, gjobat për personat juridikë mund të arrijnë nga 1.000 deri në 10.000 euro.

Ndërkaq, vetëm gjatë këtij viti, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë adresuar mbi 20 ankesa lidhur me këtë problematikë, duke shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ministria ka theksuar se përmes IQMT-së do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e transparencës në treg. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.