Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    October 10, 2026

    Pesë filma fundi i të cilëve ka habitur miliona shikues

    October 10, 2026

    Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Moti sot në Maqedoninë e Veriut
    • Pesë filma fundi i të cilëve ka habitur miliona shikues
    • Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje
    • Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve
    • Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit
    • “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar
    • Mot me shi në Shqipëri
    • Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, October 10
    • Ballina
    • Lajme

      Moti në Kosovë, fundjava me shi

      October 10, 2026

      Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

      October 9, 2026

      Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

      October 9, 2026

      Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro

      October 9, 2026

      Rusi i arrestuar në Mal të Zi shpërndante dezinformata edhe për Kosovën

      October 9, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Zgjedhjet në SHBA, çfarë rrezikon ekonomia zvicerane nga rezultati i 3 nëntorit?

      October 9, 2026

      Një kandidat i së majtës me emrin Hitler Mussolini fiton zgjedhjet lokale në Peru

      October 9, 2026

      Dugolli thotë se qëllimi i PDK-së janë zgjedhjet, publikon një video të Hamzës

      October 6, 2026

      Afati për zgjedhjen e presidentit skadon sot, a do të shkojmë sërish në zgjedhje?

      October 6, 2026

      Limaj: Shkuarja në zgjedhje do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

      September 30, 2026
    • Moti

      Mot me shi në Shqipëri

      October 10, 2026

      Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

      October 9, 2026

      E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

      October 9, 2026

      Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara

      October 8, 2026

      Prej nesër shi, javën tjetër priten edhe reshje bore në vendet më të larta malore

      October 8, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Albin kurti

    Gjithçka që u diskutua në takimet konsultative me Kurtin, Hamzën dhe Abdixhikun

    korrektpressBy korrektpressJuly 11, 2026 Albin kurti 6 Mins Read
    Gjithçka që u diskutua në takimet konsultative me Kurtin, Hamzën dhe Abdixhikun
    Gjithçka që u diskutua në takimet konsultative me Kurtin, Hamzën dhe Abdixhikun
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, zhvilloi të premten takime konsultative me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare.

    Pas takimit me Hamzën, Kurti e cilësoi bisedën si konstruktive, por bëri të ditur se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

    Ai tha po ashtu tha se takimi nuk ka prodhuar ende ndonjë marrëveshje konkrete, por e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në procesin e konsultimeve.

    “Aktualisht nuk mund të them që kemi ndonjë rezultat konkret apo ndonjë të arritur, por uroj që kjo frymë konstruktiviteti të mbizotërojë dhe, në përputhje me afatet kushtetuese, të arrijmë t’i konstituojmë institucionet dhe vendit t’i japim kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe presidentin e ri”, u shpreh ai.

    Kurti pas takimit me Hamzën: Për Qeverinë përgjegjësia bie mbi LVV-në, për presidentin duhet bashkëpunim i të gjitha partive

    Kurti bëri të ditur se konsultimet do të vazhdojnë edhe me subjektet e tjera politike, duke njoftuar se gjatë pasdites do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

    “Duhet të jemi optimistë në rrugën përpara. Sot pasdite do ta takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe shpresoj që tri partitë t’i mbledhim deputetët dhe t’i konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha ai.

    Sipas Kurtit, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2011 kërkon mbështetjen e 80 deputetëve për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ai vlerësoi se LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja së bashku kanë numra të mjaftueshëm për ta realizuar këtë proces.

    Ai shprehu keqardhje që kryetari i Aleancës, Ardian Gjini nuk pranoi të zhvillojë një takim konsultativ.

    “Kur i mblodha numrat e deputetëve nuk thashë plus shtatë, pasi kryetari i Aleancës nuk e ka parë të domosdoshme dhe të rëndësishme të takohet me mua. Mendoj që do të duhej të takohej. Nuk është në rregull që një parti e respektuar si AAK të mos takohet me mua. Andaj më duhet të them 93 në vend që të them 100 deputetë”, deklaroi Kurti.

    Lideri i LVV-së theksoi se përgjegjësia për formimin e Qeverisë është e partisë fituese, ndërsa për zgjedhjen e presidentit nevojitet konsensus më i gjerë politik.

    “Nëse unë, si fitues i zgjedhjeve, kam përgjegjësi për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese, por është menduar të ndodhë në bashkëpunim me të tjerët. Prandaj, si pikënisje do të kishim një figurë konsensuale, dikë që nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe që ka vlera të dëshmuara kombëtare dhe institucionale. Për qeverisjen përgjegjësia bie mbi ne, ndërsa për presidentin përgjegjësia bie mbi të gjithë ne”, theksoi ai.

    Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka deklaruar se partia që drejton do të mbetet në opozitë gjatë këtij mandati, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

    Duke folur para mediave, Hamza tha se takimi u zhvillua në një atmosferë korrekte, ndërsa ritheksoi se PDK gjatë fushatës zgjedhore ka garuar me një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, energjinë dhe infrastrukturën.

    “Posa e përfunduam takimin me Kurtin. PDK në këto zgjedhje ka garuar me program dhe me prioritete që kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, mirëqenies sociale, si dhe me projekte në energji dhe infrastrukturë. Për t’i zbatuar këto prioritete, PDK nuk ka vija të kuqe dhe është e hapur për të biseduar për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike”, tha Hamza.

    Hamza pas takimit me Kurtin: PDK mbetet në opozitë, zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim me LVV-në

    Megjithatë, ai bëri të ditur se, bazuar në diskutimet e zhvilluara, qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar.

    “Bazuar në bisedat që i kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK në këtë mandat është e gatshme të jetë në opozitë dhe i dëshirojmë sukses Kurtit”, u shpreh ai.

    Hamza theksoi gjithashtu se procesi i konstituimit të institucioneve kërkon bashkëpunim ndërmjet subjekteve politike, duke përmendur edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

    “Të gjitha partitë tjera nuk mund ta zgjedhin presidentin pa LVV-në. LVV-ja duhet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të tyre për t’i dhënë vendit institucione”, deklaroi ai.

    Po ashtu në orët e pasdites së të premtes u zhvillua edhe takimi i dytë mes liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se në takimin me Kurtin, është diskutuar për stabilitetin institucional dhe nevojën për të shmangur zgjedhjet e reja.

    Pas takimit, Abdixhiku tha se palët janë pajtuar që dialogu të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

    “Folëm për stabilitetin institucional dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve. Në këtë fazë u dakorduam që t’i vazhdojmë bisedimet”, deklaroi ai.

    Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Hap i mirë që po flasim para vendimeve të njëanshme

    Sipas kreut të LDK-së, diskutimet janë përqendruar te parimet dhe jo te emrat konkretë.

    “Ne biseduam për parime dhe, për LDK-në, këto parime kërkojnë balancën demokratike në vend. Në këtë balancë duhet të kontribuojnë të gjitha palët. Nuk kemi arritur të flasim për emra të përveçëm”, tha Abdixhiku.

    Ai e cilësoi takimin si një hap pozitiv, duke theksuar se nuk ishte e mundur të trajtoheshin të gjitha temat në një takim të vetëm.

    “Në këtë takim ishte e pamundur të flasim për të gjitha temat, por ishte hap i mirë për të vazhduar tutje në bisedime. I kemi 30 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit dhe 60 ditë për zgjedhjen e presidentit. E rëndësishme është që po flasim para se të merren hapa të njëanshëm. Kjo jep shpresë”, u shpreh ai.

    Abdixhiku shtoi se, megjithëse ende nuk është arritur një konsensus për parimet, bisedimet mes palëve do të vazhdojnë.

    “Ende nuk kemi arritur konsensus rreth parimeve, por po bisedojmë”, deklaroi kryetari i LDK-së.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se është ende herët për të vlerësuar nëse takimi i zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani ishte i suksesshëm apo jo.

    Pas takimit, Kurti tha se bisedimet kanë përfshirë të gjitha temat kryesore politike, por se ende nuk është arritur ndonjë përfundim konkret.

    Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun e Osmanin: Racionaliteti po mbizotëron në bisedime

    “I kemi edhe katër javë përpara deri në fillimin e seancës konstituive. Nuk ka temë që s’e kemi diskutuar, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion për ta ndarë me ju,” u shpreh ai.

    Kurti tha se mbetet optimist për ecurinë e dialogut ndërmjet subjekteve politike.

    “Jam optimist për racionalitetin që po mbizotëron nga këto takime. Është një ndërmarrje që kërkon besim dhe kohë për rezultate. E kemi edhe konfidencialitetin e këtyre bisedave. Kemi diskutuar për qeverinë dhe Kuvendin, por edhe për presidentin, ndërsa fokusi ka qenë te zhvillimet aktuale politike”, deklaroi ai.

    Kreu i LVV-së theksoi se synimi i partisë së tij është arritja e një marrëveshjeje politike që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    “Ne jemi të interesuar për marrëveshje që të mos kemi zgjedhje. Synimi i përbashkët është që të shmangen zgjedhjet. Ne synojmë marrëveshje politike, pasi jemi subjekte politike”, tha Kurti. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Musliu-Shoshi: PDK-ja nuk u mashtrua e as u tradhtua për zgjedhjen e presidentes

    Bajqinovci, Abdixhikut: Çka ndryshoi pas dy ditësh, pse s’e quajte mashtrim projektligjin për Specialen në Kuvend?

    Mustafa: Shiroka-Pula është “sukses i PDK”-së

    Abdixhiku: Ligji për Specialen nuk prodhon efektin juridik që iu premtua qytetarëve

    Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura

    “Ishte futboll dhe krenari”, Albin Kurti pret legjendën e Prishtinës Xhevdet Muriqi

    Prodhuesit e ushqimit dhe Qeveria diskutojnë rritjen e prodhimit vendor

    LEXO GJITHASHTU

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    October 10, 2026

    Pesë filma fundi i të cilëve ka habitur miliona shikues

    October 10, 2026

    Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje

    October 10, 2026

    Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve

    October 10, 2026
    TË TJERA

    Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

    October 10, 2026

    “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar

    October 10, 2026

    Mot me shi në Shqipëri

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.