KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani planifikon afro 15 milionë euro për ndërtimin e rrugës qarkore dhe rrugëve në disa fshatra

Gjilani planifikon afro 15 milionë euro për ndërtimin e rrugës qarkore dhe rrugëve në disa fshatra

Komuna e Gjilanit ka hapur procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës qarkore të qytetit, si dhe të disa rrugëve në fshatra. Vlera e parashikuar e këtij projekti arrin në 14 milionë e 914 mijë e 854 euro e 30 centë.

Sipas njoftimit për kontratë, projekti përfshin ndërtimin e rrugës qarkore të Gjilanit, si dhe rrugëve në Stanqiq, Lipovicë, Myqibabë, Depcë dhe Cernicë, shkruan IndeksOnline.

Për realizimin e punimeve është paraparë një periudhë prej 24 muajsh nga dhënia e kontratës, ndërsa procedura e prokurimit do të zhvillohet e hapur. Kontrata do t’i jepet operatorit ekonomik që ofron çmimin më të ulët, në përputhje me kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit.

Në dokumentacionin e publikuar kërkohet që kompanitë pjesëmarrëse të dëshmojnë përvojë në projekte infrastrukturore në vlerë prej së paku 10 milionë eurosh gjatë tri viteve të fundit, si dhe të kenë në dispozicion kapacitetet e nevojshme financiare, teknike dhe profesionale.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 9 dhjetor 2026, në orën 14:00, përmes platformës elektronike të prokurimit.

Sipas njoftimit, ndërtimi i rrugës qarkore është projekt në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka planifikuar nga një milion euro për vitet 2026, 2027 dhe 2028./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.