Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se Komuna e Gjilanit do t’i dhurojë Komunës së Novobërdës një autoambulancë dhe pajisje të tjera mjekësore.
Hyseni ka bërë të ditur se sot, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Novobërdës, Abdyl Gashi, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e këtij donacioni.
Sipas Hysenit, donacioni synon të kontribuojë drejtpërdrejt në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Novobërdës.
“Ky donacion do të ndihmojë drejtpërdrejt në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Novobërdës”, ka shkruar Hyseni.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet dy komunave mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit dhe mirëqenien e banorëve. /Telegrafi/