Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerata 02/2026.
Ceremonia është paraparë të fillojë në orën 15:00.
Me dhënien e betimit, rekrutët e kësaj gjenerate do të shënojnë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia e betimit përfaqëson një moment të veçantë për rekrutët, të cilët zotohen për shërbim dhe përkushtim ndaj vendit.
Burimi: telegrafi.com ↗

