KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjendet skeleti i një shtetasi të Maqedonisë në Belgjikë, ishte zhdukur 23 vjet më parë

Gjendet skeleti i një shtetasi të Maqedonisë në Belgjikë, ishte zhdukur 23 vjet më parë

Në vendbanimin Forest të Brukselit, verën e kaluar, skeleti i shtetasit të Maqedonisë Rexhep Rahamanovski, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2003, u gjet në bodrumin e një shtëpie, njoftoi Policia Federale Belge.

Skeleti, sipas policisë, u gjet gjatë rinovimeve të shtëpisë në korrik 2025, pas të cilave u dorëzua për analizë mjeko-ligjore.
Pas analizës, u përcaktua se skeleti i përket Rahamanovskit, i cili ka lindur në Maqedoni në vitin 1976.

Rahamanovski u pa për herë të fundit mbrëmjen e 16 korrikut 2003, kur doli nga vendi i tij i punës. Që atëherë, çdo gjurmë e tij është humbur dhe deri në identifikimin e skeletit të tij, policia nuk kishte asnjë ide se çfarë i kishte ndodhur.

Policia raportoi se, bazuar në gjetjet e ekspertizës mjeko-ligjore, u lëshua një urdhër kontrolli për shtëpinë me shpresën për të marrë më shumë informacion rreth asaj që i ndodhi viktimës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.