Një panel metalik i fasadës së një objekti të lartë në Prishtinë është shkëputur dhe rrezikon të bjerë në rrugë, duke paraqitur rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
Qytetarët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë masa për sigurimin e zonës, transmeton IndeksOnline.
Për shkak të rrezikut, policia ka bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve në atë pjesë.
Për rastin është njoftuar edhe Komuna e Prishtinës, e cila pritet të dërgojë ekipet përkatëse në vendngjarje për të larguar panelin metalik dhe për të eliminuar rrezikun.
Deri në largimin e rrezikut, qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjen në zonën e bllokuar./IndeksOnline/

