Një person është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:11 në rrugën “Agim Ramadani”, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë 17.06.2026 – 14:11. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
