KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Gjendet i vdekur një bjeshkatar në Malin Sharr

Gjendet i vdekur një bjeshkatar në Malin Sharr

SPB Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me vdekjen e alpinistit 74-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metra në vendin e quajtur “Maja e Zezë”. Nga SPB thonë se është konfirmuar identiteti i viktimës dhe se është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrore.

“Më 20.09.2026 në orën 14:37 në SPB Tetovë, një grup alpinistësh kanë raportuar se në një shteg këmbësorësh në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metrash, në vendin e quajtur „Maja e Zezë“, kanë vërejtur trupin e një personi të moshuar pa shenja jete. Sipas raportimit, bëhet fjalë për A.S.(74) nga fshati Xhepçisht, identiteti i të cilit është konfirmuar nga M.J., i cili më parë kishte ecur me të”.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kujdestar nga PTHP Tetovë. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për nxjerrjen e trupit me helikopter janë angazhuar ekipe nga Njësia Speciale Antiteroriste „Tigri“ dhe Njësia për Detyra Policore pranë Departamentit të Njësive Avio të MPB-së, të cilët kanë nxjerrë trupin e të ndjerit dhe e kanë transferuar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore pranë Spitalit Klinik të Tetovës”.

“Pas ekzaminimeve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrore dhe trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit publik u është dorëzuar familjarëve për varrim”, thonë nga SPB./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.