KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

Mbetjet mortore të një personi të zhdukur nga Malisheva janë gjetur në një zonë malore afër fshatit Shkozë, ndërsa pas ekzaminimeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore është konfirmuar identiteti i tij dhe ato u janë dorëzuar familjarëve.

Sipas Policisë së Kosovës, mbetjet mortore janë gjetur më 23 korrik 2026 dhe dyshohej se i përkisnin H.S., mashkull i moshës madhore, i cili ishte raportuar i zhdukur më 5 tetor 2025.

“Më datë 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë, Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore të cilat u dyshua që janë të personit H.S. (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data 5 tetor 2025”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se për gjetjen e personit të zhdukur ishin zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi në bashkëpunim me institucionet përkatëse, por pa rezultat deri në gjetjen e mbetjeve mortore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij”, thuhet në njoftim.

Mbetjet mortore ishin dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime, ndërsa Policia ka njoftuar se procesi ka përfunduar dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit ato u janë dorëzuar familjarëve.

“Sot jemi njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimit me prokurorin e shtetit mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.