KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenden eshtra në veri të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Gjenden eshtra në veri të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Mbetje eshtërore janë gjetur gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur derisa një familje, e cila po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije, raporton Zeri.info.

“Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.