KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Gjakovë, njësia për deminim i shpërthen në mënyrë të kontrolluar

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Gjakovë, njësia për deminim i shpërthen në mënyrë të kontrolluar

Policia e Kosovës në dy raste të ndara gjatë patrullimit ka hasur në mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Koshare të Gjakovë ku njësia patrulluese gjatë patrullimit në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar e të pashpërthyer.

“Fsh. Koshare, Gjakovë/ 25.06.2026 – 17:20. Policia gjatë patrullimit në pyll kanë hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar”.

Ndërsa në rastin e dytë, një person ka raportuar se derisa ka qenë duke shëtitur në fusha ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

“Rr. Bujar Koka, Gjakovë / 25.06.2026 – 18:35. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shëtitur në fushë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësia për deminim e FSK-së ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.