KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjen 3,800 euro dhe i dorëzon në polici, qytetari nga Gjakova jep shembull ndershmërie

Gjen 3,800 euro dhe i dorëzon në polici, qytetari nga Gjakova jep shembull ndershmërie

Një qytetar I.Fetahu ka dorëzuar një zarf të gjetur nga bashkëshortja e tij në një institucion publik, brenda të cilit ndodheshin 3,800 euro.

Sipas një njoftimi për media thuhet se pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se këto mjete ishin raportuar si të humbura më 4 gusht 2026 nga pronari i tyre.

“Më 6 gusht 2026, në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari I.Fetahu ka dorëzuar një zarf të gjetur nga bashkëshortja e tij në një institucion publik, brenda të cilit ndodheshin 3,800 euro. Pas procedurave të verifikimit, është konstatuar se këto mjete ishin raportuar si të humbura më 4 gusht 2026 nga pronari i tyre. Në bazë të hetimeve të kryera është vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin dhe mjetet i janë kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim Policia e Kosovës falënderon familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet e rendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.