KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjashtë serbë ndalohen afër Manastirit në Prizren, policia jep detaje

Gjashtë serbë ndalohen afër Manastirit në Prizren, policia jep detaje

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”.

Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka njoftuar se gjatë kontrollimit të një grupi dyshohet se në posedim të njërit prej tyre është gjetur një flamur serb në një qese dore.

“Pas përfundimit të manifestimit, gjashtë qytetarë janë hasur në afërsi të manastirit, duke u ngjitur në kodër në drejtim të një kështjelle të vjetër të njohur si “Kalaja e Çikës”. Gjatë kontrollit, dyshohet se në një qese dore është gjetur një flamur”, ka thënë Bytyqi.

Rasti është trajtuar nga organet kompetente, ndërsa nuk raportohet për incidente të tjera gjatë ditës në atë zonë.

Më pas njoftohet se të arrestuarit janë liruar në procedurë te rregullt

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.