KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trump përballë një prove vendimtare – çfarë rrezikon në zgjedhjet e mesmandatit?

Trump përballë një prove vendimtare – çfarë rrezikon në zgjedhjet e mesmandatit?

Zgjedhjet e mesmandatit zakonisht shërbejnë si një referendum për presidentin dhe partinë e tij. Në këtë rast, në qendër të vëmendjes është presidenti amerikan Donald Trumpi, i cili ka hyrë në vitin e dytë të mandatit të tij të dytë, në një kohë kur pakënaqësia ndaj qeverisjes së tij po rritet.

Të gjitha ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve dhe rreth një e treta e ulëseve në Senat janë në garë. Rezultati mund të ketë pasoja shumë më të mëdha sesa vetë garat individuale, shkruan skynews.

Kontrolli i Trumpit mbi vendin

Pothuajse të gjitha ligjet federale në SHBA duhet të miratohen nga të dyja dhomat e Kongresit. Kjo do të thotë se presidenti mund ta zbatojë plotësisht agjendën e tij vetëm nëse partia e tij kontrollon të dyja dhomat.

Republikanët aktualisht kanë shumicën në të dyja, por nëse demokratët marrin kontrollin e njërës ose të dyjave, ata mund ta pengojnë agjendën e diskutueshme të Trumpit.

Kjo përfshin çështje si lehtësimi i rregullave për inteligjencën artificiale dhe sektorin financiar, si dhe financimin e operacioneve të tij ushtarake dhe zbatimit të politikave kundër emigracionit.

Trumpi mund të vazhdojë të përdorë urdhrat ekzekutivë, por hapësira e tij për veprim do të kufizohej. Kjo ndodh në një moment kur atij po i afrohet mundësia e fundit për të lënë gjurmë në presidencë, pasi nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë.

Mundësia e një shkarkimi të tretë

Votat në Dhomën e Përfaqësuesve për shkarkimin e dytë të Trumpit, në janar 2021.

Nëse demokratët fitojnë shumicën e thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve, ata mund të votojnë për nisjen e një procesi të tretë të shkarkimit të Trumpit (impeachment).

Megjithatë, për ta larguar presidentin nga detyra, do t’u nevojitej edhe një shumicë prej dy të tretash në Senat, një rezultat pothuajse i pamundur për t’u arritur.

Test për zgjedhjet presidenciale?

Një agjendë presidenciale e bllokuar ose e përforcuar nga rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit mund të ndikojë edhe në disponimin e votuesve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, megjithëse në këtë fazë është e vështirë të parashikohet se në çfarë mënyre.

Ajo që është e sigurt është se disa nga kandidatët e mundshëm mund të përpiqen të pozicionohen që tani.

Një rezultat i mirë për Trumpin ka gjasa të forcojë kandidaturën e një figure që ndjek linjën e tij politike, si JD Vance, për të siguruar nominimin republikan.

Në të kundërtën, një rezultat i dobët mund t’i japë Vance-it, Marco Rubios ose një republikani tjetër mundësinë për të propozuar një qasje të ndryshme për partinë.

Një paraqitje e fortë në zgjedhjet e mesmandatit mund të shërbejë gjithashtu si pikënisje për kandidatët e mundshëm demokratë në zgjedhjet presidenciale.

Kontrolli mbi gjykatat

Nëse republikanët e ruajnë shumicën në Senat, administrata Trump mund të vazhdojë të konfirmojë gjyqtarë konservatorë në gjykatat federale të shkallës së parë dhe të apelit.

Madje, kjo mund të përfshijë edhe Gjykatën Supreme, në rast se ndonjë gjyqtar ndërron jetë ose jep dorëheqje.

Meqenëse gjyqtarët emërohen për të shërbyer gjatë gjithë jetës, kjo mund të forcojë dhe të konsolidojë ndikimin konservator mbi sistemin gjyqësor amerikan. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.