Një kapës profesionist gjarpërinjsh në Australi ka publikuar pamjet e kapjes së një gjarpri jashtëzakonisht helmues, i cili ishte futur në dhomën e gjumit të një vajze të vogël.
Sunshine Coast Snake Catchers 24/7 publikoi një video nga ndërhyrja e Stuart McKenzie, i cili u thirr në një banesë në Queensland.
Në pamje shihet McKenzie duke kapur një gjarpër kafe lindor (eastern brown snake), një nga speciet më helmuese në botë.
McKenzie e përshkroi gjarprin si “madhështor”.
Ai u kap pa incidente dhe më pas u lëshua në mënyrë të sigurt në një zonë të egër.