“Gjakova Run Club” ka nisur aktivitetin më 9 shtator në Gjakovë, me synimin për të krijuar një komunitet aktiv dhe gjithëpërfshirës përmes sportit të vrapimit.
Klubi është themeluar nga atleti Tirron Mamusha, ndërsa qëllimi kryesor është aktivizimi i të rinjve në sport dhe promovimi i një mënyre të shëndetshme të jetesës.
“Gjakova Run Club” synon të krijojë një hapësirë ku qytetarët mund të vrapojnë së bashku, të kujdesen për shëndetin dhe të kalojnë kohë në shoqëri.
Aktiviteti i parë është zhvilluar me pjesëmarrje dhe energji të madhe, ndërsa organizatorët kanë theksuar se klubi është i hapur për të gjithë, pavarësisht përvojës apo ritmit të vrapimit.
Klubi synon të ndërtojë një komunitet të shëndetshëm, aktiv dhe gjithëpërfshirës në Gjakovë, ndërsa aktivitetet do të mbahen çdo të mërkurë, duke filluar nga ora 19:30.
Organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit t’i bashkohen aktivitetit të radhës.
Aktivitetet do të zhvillohen çdo të mërkurë, nga ora 19:30, në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë. /Telegrafi/