KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen tetë shoferë për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, gjashtë vozisnin pa e dhënë provimin e vozitjes

Ndalohen tetë shoferë për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, gjashtë vozisnin pa e dhënë provimin e vozitjes

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria tetë shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

“Prej tyre, gjashtë drejtonin automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: Sh.J. (57) dhe K.B. (18) nga Shkupi, M.A. (30) nga Tetova, I.H. (26) nga fsh. Ulanci, Komuna e Gradskos, N.D. (19) nga Prilepi dhe V.S. (22) nga fsh. Zapolzhan, rrethina e Prilepit. Ndërsa, me ndalim aktiv, drejtuan automjetin A.J. (29) nga Manastiri dhe Sh.S. (38) nga Kërçova. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.