KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjakova përfiton 1.5 milionë euro për Banim Social Adekuat

Gjakova përfiton 1.5 milionë euro për Banim Social Adekuat

Komuna e Gjakovës ka përfituar 1.5 milionë euro nga Projekti i Banimit Social Adekuat, financuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar me nënkryetarin e Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj.

Investimi përfshin 1.35 milionë euro për ndërtimin e rreth 23 njësive të reja të banimit social, ndërsa 150 mijë euro do të ndahen për renovimin e gjashtë shtëpive private të familjeve në nevojë.

Projekti synon të përmirësojë kushtet e banimit për familjet e cenueshme dhe t’u krijojë atyre kushte më të sigurta dhe më dinjitoze për jetesë.

Ministrja Pacolli e ka cilësuar këtë investim si një mbështetje konkrete për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.